“Është një ndeshje e rëndësishme, ndaj një kundërshtari të ndërlikuar në aspektin taktik.”; Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid

Sport

“Duke e njohur ‘Champions League’-ën dhe lojtarët që kemi në dispozicion, të cilët kanë qenë për shumë vite në këtë kompeticion, e dimë se këtu, nuk ka shanse të dyta. Është një ndeshje e rnëdësishme, ndaj një kundërshtari të ndërlikuar në aspektin taktik. Ata kanë një kundërsulm shumë të mirë dhe na duhet të jemi shumë të kujdesshëm me hapësirat që do të lëmë. Bëmë një punë të mirë në Moskë, por nuk ia dolëm ta përfundonim si duhet detyrën tonë. Duhet të nxjerrim mësime nga të tilla situata dhe të tregojmë se zhvillohemi ndeshje pas ndeshje. Për të fituar, nevojitet të japim më të mirën dhe të shfrytëzojmë sa më mirë shanset tona, pasi ata do të përpiqen të mos na lënë asnjë hapësirë.”