MANCHESTER UNITED DO TË RINOVOJË ME DE GEAN PËRPARA BOTËRORIT TË RUSISË

Sport

de gea 34
David De Gea është një nga portierët më të mirë në botë dhe tek Manchester United, ai ka nje vend të padiskutuar titullari dhe lideri.  Prej kohësh Real Madrid kërkon të nënshkruajë me gardianin e kombëtares spanjolle, madje tentativat e para të “los blancos” për të firmosur me De Gean datojnë që nga koha kur portieri aktivizohej me Atletico Madrid.  Megjithatë, 27-vjeçari duket se do vazhdojë ta shohe të ardhmen e tij në Manchester, ku drejtuesit e “djajve te kuq” kanë përgatitur një kontratë të re për portierin, me të cilin kërkojnë të nënshkruajnë rinovimin që përpara startit të botërorit të Rusisë.

de gea
Kjo sipas të përditëshmes angleze “The Sun”, bëhet qe klauzola e De Gea, e parashikuar në kontratë, të rritet, pasi nje paraqitje e mirë e tij me Spanjën do të rriste interesimin e skuadrave të tjera ndaj tij. Me kontratën e re që do t’i ofrohet, 27-vjeçari do të bëhet lojtari i dytë më i paguar tek Manchester United pas Alexis Sanchez, ku do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë. David De Gea u transferua nga Atletico Madrid tek Manchester United në verën e vitit 2011, për shumën e 25 milionë eurove.