Marotta: I sigurt qëndrimi i Inzaghit

Sport

“Simone Inzaghi do të jetë trajneri i Interit edhe për sezonin tjetër”– këto kanë qënë fjalët e drejtorit të përgjithshëm të “zikaltërve” Beppe Marotta , dhe sigurisht kur konfirmimi vjen drejtpërdrejtë nga ai që ka në dorë gjithcka në aspektin sportiv, atëherë nuk ka më vend për dilema.

“ Gjatë këtij sezoni nuk e kemi menduar , madje as për një sekond të vetëm,  shkarkimin e trajnerit. I ka forcuar pozitiat e tij falë përformancave të ekipit. Sa është përqindja që Inzaghi do të qëndroj edhe sezonin tjetër ?! 100%. “- deklaroi Marotta që më tej nuk mund të mos ndalej tek finalaj e madhe e Champions Leagues përballë Manchester City-t.

“ Po më pyesni nëse City është më i fortë se Reali apo Barcelona, skuadra me të cilat jam përballur në finale kur isha tek Juvja?! Mendoj se të tri ekipet në kohët përkatëse kanë qënë maja e futbollit europian. Në këtë moment City është një superfuqi, kanë lojtarët më të mirë në Europë dhe përvecse forcës sportive kanë një fuqi të madhe financiare, gjithsesi gjtihcka që përmenda më herët na motivon edhe më tepër” –u shpreh drejtori i përgjithshëm i Interit, i cili në fund përgëzoi edhe Napolin për titullin kampion duke shpresuar që binomi Spalletti-Napoli të vijojë edhe  edicionin tjetër.