Neymar drejt largimit nga PSG, klubi anglez interesohet për brazilianin

Sport

Manchester United ka nisur bisedimet për të nënshkruar me Neymar JR. Braziliani është i lidhur në një kontratë me Parisin deri në verën e 2025-tës, por mundësitë që ai të largohet këtë verë nga Parc des Princec janë shumë të mëdha.

31 vjeçari ka tifozët e klubit në anën e kundërt, dhe kaq mjafton për të thënë se fundi mes tij dhe parizienëve është shumë pranë. Më herët, vetë lojtari është shprehur që në të ardhmen do të donte të luante në Premier League, e ndoshta dëshira mund t’i realizohet shumë shpejt.

Në radhët e United, lojtari që po përpiqet ta bindë trajnerin Erik Ten Hag për të nënshkruar me Neymar, është Casemiro, i cili dëshiron të luajë në “Old Trafford” bashkë me bashkëkombasin e tij.

Mediat franceze, raportojnë se United preferon që për një sezon, t’i sigurojë shërbimet e Neymar në formën e huazimit, më pas të shqyrtojë blerjen përfundimtare të kartonit të tij. Mirëpo, nuk është i këtij mendimi klubi parizien, që ka si objektiv, shitjen përfundimtare të lojtarit në merkaton e kësaj vere.

Nga ana tjetër, Manchester United është shumë pranë sigurimit matematikisht të pjesëmarrjes në Champions League për sezonin tjetër dhe kjo mund të shërbejë si një element më tepër Neymar të bindet për t’u transferuar në “Teatrin