Mavraj sfidon serbët: Zoti do na japë forcë kundër dronofobëve

Sport

mavraj daumen-1308231259
Gjithmonë e më befasues shfaqet Mërgim Mavraj, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim. Mrojtësi i Kombëtares kuqezi mesa duket ka hedhur prapa patericat, me të cilat shfaqej pak kohë më parë. Në një kohë rekord ka nisur vrapimet në fushë elektrike. Për 29-vjeçarin e mbrojtjes, periudha e riaftësimit po shkon si mos më mirë, gjë që konfirmohet nga progreset që ai ka pasur. E demonstron gjithçka edhe vetë ai, në faqen personale në rrjetin Facebook, ku Mavraj ka publikuar një video, duke vrapuar. Ndërsa këtë postim të tij e shoqëron edhe me një koment, ku shigjeton në mënyrë indirekte serbët, sfida me të cilët duket sikur afrohet për mbrojtësin: “Lutja e vazhdueshme ndaj Zotit Fuqiplotë do të na rikthejë edhe më të fuqishëm për t’u përballur me dronofobët. Faleminderit te gjitheve qe keni qene kaq prane meje ne keto momente te veshtira”, ka prerë shkurt Mavraj, i cili mbetet të shihet nëse do të jetë gati për ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren. Ndonëse për momentin duket disi e vështirë, për një si ai nuk ka asgjë të pamundur