Mbappe mban premtimin: Dhuron shifrën e majme për fëmijët jetim!

Sport

mbape wc
Kylian Mbappe shënoi golin e fitores për Francën në finalen e ‘Botërori 2018’. Por ajo për të cilën ai diskutohet më tepër në mendia është, bujaria. Shpesh futbollisti pjesë nga rroga e tij i çon për bamirësi, pasi ai tregon se kjo gjë e bën të ndihet mirë. Futbollisti 19-vjeçar në fillim të kampionatit bëri një premtim ku tregoi se një pjesë e mirë e parave që do fitojë nga ndeshjet do i japë për bamirësi. “Me Francën unë nuk luaj për para”,- u shpreh Mbappe.

mbappe1212
Duket se këtë premtim ai e ka mbajtur dhe mediat e huaja raportojnë se futbollisti ka dhënë plot 500 mijë euro për fëmijët jetimë. Një shumë e konsiderueshme parash e cila do ju zbukurojë sadopak jetën këtyre vogëlushëve. Kujtojmë se Mappe kur ishte i vogël ka qenë i varfër aq sa nuk kishte edhe një shtëpi për të jetuar, ndërsa sot ai krahasohet me fenomenin Cristiano Ronaldo.