Mbappe shënon 4 gola ndaj Lyonit, Neymar e cilëson fenomen

Sport

kylian
Katër gola për 13 minuta dhe Kylian Mbappe i bën të gjithë të flasin për të. Talenti francez mahniti sërish opinionin sportiv me performancën e javës së 9-të në Ligue 1. Skuadra Thomas Tuchel nuk po njeh rivalë në kampionat dhe sulmi ka qenë reparti më në formë i grupit. Pikërisht prej këtij reparti u panë 5 gola në super-sfidën me Lyonin. Pas një pjese të parë që u mbyll me një gol dhe dy kartona të kuq, në pjesën e dytë protagonist absolut ishte Mbappe. 19-vjecari kampion bote shënoi dy herë pas disa këmbnguljesh në zonë dhe më tej për tripletën prodhoi një gol karakteristik të tijin, vrap të furishëm dhe konkretizim potent.

default

Por ky nuk ishte fundi, ai pati mundësi të shënojë edhe një gol të katërt duke e mbyllur sfidën me një nga mbrëmjet më emocionuese të tijën në Ligue 1. Pas sfidës elozhet ishin të pafundme, njëri prej tyre ishte Neymar. Braziliani rrëfeu se djali i tij 7-vjecar, Davi Lucca, është një tifoz i zjarrtë i francezit. Më tej ylli brazilian e cilësoi Mbappen një fenomen për të cilin shpreson që të vazhdojë me këtë ritëm edhe për shumë vite të tjera me radhë. Me këto 4 gola, Mbappe shkon në kuotën e 31 realizimeve me PSG, pikërisht 4 më shumë se sa pati realizuar gjatë përvojës së tij të shkurtër me Monacon.