Memushaj, ai që nuk bën kurrë gola banalë…

Sport

memushaj
Mund të thuhet me plot gojën se Ledian Memushaj është një nga lojtarë, që atëherë kur shënon, nuk bën kurrë gola banalë. E konfirmoi këtë me dy realizimet e tij të para të këtij sezoni të Serisë B, njëri pas tjetrit, brenda gati 10 ditëve. Fillimisht, vlonjati i Kombëtares kuqezi ia doli të tundë rrjetën me një gjuajtje nga larg, pasi shmangu bukur dy kundërshtarë në sfidën kundër Palermos. Atë që Pescara e tij ia doli ta fitojë 3-2. Por mesfushori veteran i Shqipërisë nuk është mjaftuar me kaq dhe ka goditur përsëri. Memushaj realizoi një tjetër supergol fundjavën e kaluar, në minutën e 29-të të takimit ndaj Peruxhias, duke kaluar skuadrën e tij në avantazhin e përkohshëm, që më pas do të zhvlerësohej nga miqtë.

ledian

Gjithsesi, ai që ngeli në mendje ishte goli i mesfushorit kuqezi, i ardhur nga një distancë rreth 20 metra pas një gjuajtjeje fluturimthi, teksa portieri kundërshtar i Perugias e ka pasur të pamundur ta shmangë, edhe pse është hedhur drejt këndit të majtë të portës së tij. Në këtë mënyrë, por edhe përmes lojës së tij voluminoze në mesfushë, vlonjati ka konfirmuar dhe një herë se është një lojtar me potencial shpërthyes, një lidër i vërtetë tek Peskara. Skuadra peskareze është duke luftuar për t’u ngjitur në Serie A, si dhe për të shmangur play-off, që do të ishte i gjatë dhe lodhshëm në fund të një sezoni të rregullt me shumë. Nëse Memushaj do të vijojë me gola të tillë duket se asgjë nuk do të ishte e pamundur.