Merkato, Dani Ceballos do të kalojë tek Milan sipas ‘Diaro Gol’

Sport

dani c
Pritja për t’u njohur me vendimin final të UEFA-s, ka bërë që Milani të veprojë në fshehtësi në merkato. Drejtuesit e kuqezinjve për momentin nuk mund të finalizojnë asnjë transferim, për shkak se merkato do të varet nga penaliteti që klubi nga rruga “Aldo Rossi” do të marrë nga institucioni më i lartë i futbollit evropian.E përditshmja spanjolle, “Diario Gol”, ka zbuluar se drejtuesit e Milanit kanë arritur një marrëveshje me Dani Ceballos të Real Madrid. Është vetë lojtari që thuhet t’i ketë komunikuar bashkëlojtarëve të tij tek kampionët e Evropës se ka vendosur për t’u larguar drejt Milanit.

danic

Megjithatë, që ky transferim të finalizohet, duhet që Milani të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm. Ky mendohet të jetë kushti i Ceballos për kuqezinjtë, të cilët në fakt rrezikojnë të bëhen shembull nga UEFA me një dënim ekstrem, si ai i përjashtimit nga kompeticionet evropiane. Në rast se diçka e tillë ndodh, atëherë gjasat janë që Ceballos të anulojë kalimin e tij në Milano dhe do të kthehet tek Real Betis, e cila këtë vit gjithashtu siguroi pjesëmarrjen në Europa League. 21-vjeçari u transferua në kryeqytetin spanjoll pikërisht nga Real Betis verën e kaluar për shifrën e 17 milione eurove. Përgjatë këtij sezoni atij i kanë munguar minutat tek “los blancos” pasi numëron vetëm 899 minuta në total, nga ku ka realizuar edhe 2 gola.