Rusi 2018, Ozil shqetëson Gjermaninë, probleme në gju

Sport

ozil
Vetëm pak ditë përpara fillimit të botërorit, tek kampionët në fuqi të Gjermanisë janë të shqetësuar për gjendjen e njërit prej lojtarëve kryesorë të formacionit, Mesut Ozil.
Futbollisti i Arsenal ka pësuar një lëndim në gju, që duket se mund t’i hapë probleme lojtarit sa i përket prezencës së tij në Rusi.Stafi mjekësor dhe teknik i “panzerave” do të ekzaminojë me kujdes dëmtimin e marrë nga Ozil, për të vendosur më pas nëse ai do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet në fazën e grupeve apo jo.

mesut
Ozil u dëmtua në gju në humbjen e Gjermaninsë në miqësoren ndaj Austrisë. Mesfushori fillimisht mësohet t’u ketë thënë stafit të kombëtares se thjesht kishte sforcuar disi muskujt, por me kalimin e ditëve duket se gjërat janë disi më serioze. Ozil është padyshim një nga pikat kyçe të formancionit të trajnerit Joachim Low, dhe ishte një ndër protagonistët kryesorë në triumfin e kupës së botës në Brazil në vitin 2014.