Michal Bilek, trajneri i Plzen:

Sport

“Duhet të jemi të saktë që në momentin e parë. Është e rëndësishme të ruajmë përqëndrimin dhe të zbresim në fushë me mentalitetin e duhur në një ndeshje të tillë kaq të rëndësishme. Luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit tonë. Kemi fatin që do të na mbështesin tifozët tanë dhe do të përpiqemi ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë gjë. Lojtarët duan që stadiumi të jetë i mbushur plot dhe të ndjejnë energjinë që të japin tifozët në takime të tilla kaq delikate. Prej kohësh luajmë mirë dhe marrim rezultate në fushën tonë, prandaj mendoj se është një faktor që flet në favorin tonë. Kundërshtari ka cilësi të madhe, janë të fortë fizikisht dhe shumë të shpejtë në kundërsulme. Por ne i njohim cilësitë tona dhe e dimë se kemi shanse të mira për t’u kualifikuar më tej. Besoj se secili prej lojtarëve do të bëjë një paraqitje të madhe, në atë standart që kërkohet në nivele të tilla, duke provuar se e meritojmë të jemi në fazën e grupeve të ‘Champions League’-ës.”