Milani eleminohet nga ‘Kupa’, kuqezinjtë në krizë që pas derbit!

Sport

Milanit
Milani është në krizë totale. Kuqezinjtë kanë bërë një tjetër paraqitje të shëmtuar, që kësaj radhe i ka kushtuar eleminimin nga ‘Kupa e Italisë’. Të besuarit e Gattusos prisnin në ‘San Siro’ Lazion, që u fut në fushë me më shumë deshirë e grintë për ta fituar takimin. Goli i Correas vuloi rezultatin 0-1 për Lazion, që kalon në finalen e këtij kompeticioni. Ndërsa për Milanin gjërat shkojnë keq e më keq. Vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit është një statistikë që nuk i shkon për shtat një skuadre që pretendon të jetë pjesë e ‘Champions League’-ës sezonin e ardhshëm. Pikërisht ky është objektivi i vetëm i mbetur në lojë për skuadrën kuqezi, me vendin e katërt që i kërcënohet nga plot 4 skuadra. E gjithë kjo rënie e Milanit ka nisur që ka humbja në derbi, çfarë duket se ka qenë një goditje e vështirë për t’u përtypur nga ana e lojtarëve kuqezi.

milan

Ndërsa mediat italiane bëjnë fajtor edhe trajnerin Gattuso, kryesisht për shkak të zgjedhjeve të tij. Ky i fundit, bën deri diku fajtor edhe lodhjen fizike të lojtarëve. Por ky është një justifikim i çuditshëm kur mendon faktin se kuqezinjtë janë eleminuar nga ‘Europa League’ deri në janar. Më shumë se lodhja fizike, bie në sy një lodhje mendore dhe mungesa e reagimit të futbollistëve, por edhe loja e dobët apo kaosi në nivel taktik. Gattuso ka provuar shpesh eksperimente pa vlerë, që nuk është se kanë dhënë zgjidhje për ndryshimin e kësaj situate. Skuadra goditet gjithnjë ka kundërsulmet e rivalëve, ndërsa Piatek nuk shërbehet nga shokët e skuadrës. Duket se i vetmi faktor me fantazi e gjallëri i Milanit është Paqueta, që prej dëmtimit të së cilit kuqezintjë vazhdojnë të jenë në ujëra të turbullta.