Rashica krahasohet me Messin, por goli i tij…

Sport

milot
Bayern Munchen arriti të mposhtë Werder Bremen-in me rezultat 3-2 në Kupën e Gjermanisë, por padyshim që shkëlqimin më të madh në këtë ndeshje e pati Milot Rashica. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Verderin, duke shënuar një gol dhe duke shërbyer për një herë tjetër për të fiksuar rezultatin e përkohshëm 2:2.Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, së pari asistoi për Yuto Osako, ndërsa shënoi vetë pas 67 sekondave, duke ndihmuar ekipin nga Bremeni për të rikuperuar disavantazhin 0-2, pas golave të Levandovskit dhe Muller në gjysmëfinalen e luajtur të mërkurën.

289687

Veçanërisht, goli i dytë i Milot Rashicës ndaj Bayernit në Kupën e Gjermanisë po krahasohet me atë që ylli botëror Lionel Messi kishte realizuar vite më parë pikërisht ndaj bavarezëve gjatë sezonit 2014-2015 të CHampions League.Ylli kosovar i Verder Bremenit në minutën e 75-të shënoi pasi dribloi mbrojtësin Mats Hummels, në mënyrë të ngjashme me atë që kishte bërë Messi me Barcelonën përballë Jerome Boatengut. Pikërisht, postime të shumta në rrjete sociale kanë krahasuar driblimet, duke thënë se si Rashica, ashtu edhe Messi kishin lënë të shtangur mbrojtësit e Bayernit me klasin e tyre. Gjithsesi, në fund, ëndrra e kosovarit për të çuar Verderin në finalen e Kupës është shuar nga një penallti shumë e diskutueshme e dhënë në favor të bavarezëve, që ka bërë diferencën mes dy skuadrave.