Milinkoviç-Saviç është më i mirë se Pogba sipas Lotitos

Sport

Milinkoviç Sav
Milinkoviç-Saviç është një futbollist shumë më i mirë se Paul Pogba. Kështu të paktën beson se presidenti i Lazios, Claudio Lotito. Numri 1 i të kaltërve duket se nuk ka ndërmend të heq dorë kollaj nga serbi, të cilin e ka vlerësuar edhe si lojtarin e ri më të mirë në botë për momentin. Lotito gjithashtu vazhdon t’i qëndrojë fjalëve të tij se 23-vjeçari nuk largohet nga Lazio nëse përpara tij nuk vjen një ofertë prej të paktën 120 milionë eurosh.
Shumë skuadra kanë shfaqur intersimin e tyre për mesfushorin shtatlartë, si Juventus, Chelsea apo Manchester United, por kërkesat e larta të Lotitos për momentin kanë sfumuar çdo tratativë të mundshme.
Në intervistën e dhënë së fundmi, presidenti i Lazios është shprehur se Milinkoviç-Saviç është më i mirë se Paul Pogba. Ai shton se nëse Pogba u transferua tek Manchester United për thuajse 110 milionë euro, atëherë mesfushori serb i Lazios vlen shumë më shumë. Lotito i referohet kështu edhe fjalëve të thëna prej tij përpara fillimit të botërorit, ku kërkonte më shumë se 150 milionë euro për lojtarin. Por drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mendohet të kenë qenë ai që ka bindur Lotiton të ulë disi pretendimet e tij, pas për ato shifra, asnjë skuadër nuk do të ndërmerrte riskun për të marrë një lojtar që ende nuk e ka provuar veten në kompeticione si “Champions League”.