Mislav Orsic (lojtar i Dinamo):

Sport

“Mendoj se ky është një shpërblim i madh për të gjithë ne, që nga fillimi i sezonit përmes fazave kualifikuese. Tani duhet ta shijojmë gjithcka, sidomos përpara publikut tonë. sSpresoj që të gjithë të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv. E tërë skuadra duhet të jetë e bashkuar në këtë sfidë ndaj Chelsea. Nuk ka rëndësi kush shënon. Të gjithë duhet të jemi perfekt në mbrojtje, duke filluar nga sulmuesit, anësorët, mesfushorët dhe mbrojtësit. Mbi të gjitha duhet të dimë të mbrohemi dhe të përpiqemi të bëjmë diçka. Sa për Chelsean, ne të gjithë e dimë se çfarë lloj individësh zotërojnë. Ka shumë lojtarë që mund ta zgjidhin lojën me një lëvizje, prandaj duhet të jemi perfektë në mbrojtje”.