PORTO vs BARCELONA, TS3 HD, 21:00 SERGIO CONCEICAO, TRAJNERI I PORTOS:

Sport

“Të gjitha skuadrat kanë pikat e tyre të dobëta, ku mund të dëmtohen. Por, së pari, ne duhet të tregohemi maksimalisht të përqendruar në prapavijë dhe më pas të mendojmë, apo të marrim në konsideratë për të shfrytëzuar pikat e dobëta të Barcelonës për të fituar ndeshjen.

Duhet të zbresim në fushë me idenë dhe mentalitetin se mund të fitojmë këtë ndeshje. Respekti që kemi për kundërshtarin nuk duhet të na bëjë të kemi frikë. Madje, kjo duhet të na motivojë për të dhënë më të mirën. E dimë se do të vuajmë ndaj Barcelonës, por e dimë gjithashtu se edhe Barcelona do të vuajë ndaj nesh.

Këtu luajmë në Champions League dhe përballë do të jenë dy klube historike të këtij kompeticioni, që kanë ndërtuar emrin e tyre në Europë dhe në botë. Gjithësesi, kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse do të jenë lojtarët në fushën e lojës ata që do të bëjnë diferencën dhe do të vendosin për fatin e këtij takimi.

Nga ana e lojtarëve tanë, Pepe nuk do të jetë i gatshëm. Dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fundit, vazhdon të jetë i njëjtë dhe ai nuk ia doli do të ishte në dispozicion për këtë sfidë. Ndërsa për lojtarët portugezë të Barcelonës, Joao Felix dhe Joao Cancelo, s’ka dyshim se i njohim aftësitë e tyre. Ata janë pjesë e kombëtares dhe që zotërojnë mjaft kualitet. Me cilësitë e tyre, ata i kanë shtuar skuadrës katalanëse, pikërisht atë që kishte nevojë.”