Momente paniku për yllin e Anglisë dhe Tottenhamit në plazh

Sport

Një situatë e pakëndëshme është regjistruar në ishullin grek të Mikonos-it, ku ylli i Tottenham, Dele Ali ka humbur ndjenjat për një moment. Dele Ali ka qenë duke pushuar në plazh së bashku me të dashurën e tij Rubi Mae, por për një moment ai është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë pas kësaj situate, e dashura e Dele Ali ka kërkuar kërkuar ndihmë duke bërë që dy burra të ndërhyjnë e ta largojnë futbollistin drejt hotelit. Sipas mediave britanike, shkak I humbjes së ndjenave ka qenë vapa e madhe, ndërkohë që vinte pas një loje “beach-volley” të zhvilluar në bregdet. Gjithsesi, deri më tani, as e dashura e tij dhe as vetë futbollisti Dele Ali nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me atë që ndodhi. Për momentin dihet me siguri se nuk bëhet fjalë për një gjendje alarmante nga ana e mesfushirt të Anglisë.