MotoGP, Gara e Silverstone anullohet, polemika mes pilotëve

Sport

moto gp silver
Ka qenë e pamundur të zhvillohej gara e Silverstone në “MotoGP”, që është anulluar nga ana e drejtuesve të Dorna-s. Reshjet e shumta të shiut nxorrën në pah edhe problemet e pistës britanike, asfalti i së cilës është rinovuar vetëm këtë vit. Gropa të shumta më ujë, disnivelim dhe çarje të asfaltit ishin disa nga arsyet që çuan organizatorët e kësaj garë të anulonin gjithçka. Sipas tyre, në kushte të tilla, siguria e pilotëve është në rrezik dhe kjo ka mjaftuar për të ndalur garimin edhe të kategorive të tjera si “Moto3” apo “Moto2”.  Në takimin emergjent mes pilotëve dhe organizatorëve të garës u diskutua gjatë rreth vendimin final, por vetëm 2 pilotë kërkonin që gara të zhvillohej. Bëhet fjalë për Jack Miller dhe Yohann Zarco, që gjithë ajo pritje e gjatë e pilotëve e tifozëve të pranishëm dhe përpjekjet e shumta të stafit të pistë për të përmirësuar gjendjen, të çoheshin dëm.

silver
Ndërsa polemika ka patur edhe brenda skuadrës, pasi Ducati, me menaxherin e skuadrës Davide Tardozzi dhe pilotin Andrea Dovizioso kanë akuzuar se nuk janë lajmëruar për takimin emergjent të pilotëve, por përgjigja e Loris Caprirossit, që është edhe mbarëvajtës i kësaj çështjeje, ka qenë se piloti tjetër i Ducatit, Jorge Lorenzo ishte prezent e se skuadra italiane duhet t’i gjejë këto përgjigje brenda bokseve të saj. Sa i përket Rossit dhe Marquez, asnjëri prej të dyve nuk mbajti një qëndrim të hapur rreth zhvillimit të garës apo jo, por kanë pranuar vendimin e shumicës së pilotëve.  Pista e Silverstone bëhet problematike për të disatën herë brenda këtij viti. Ankesat erdhën edhe nga “Formula 1”, me Lewis Hamilton që siguroi se nëse asfalti vazhdon të jetë në kushte të tilla, atëherë gara e kësaj katëgorie në Silverstone nuk do të zhvillohet më. Rreth rinovimit dhe mirëmbajtjes së pistës britanike tashmë është hapur një hetim, që do të qartësojë gjithçka për problemet e shfaqura gjatë këtyre muajve.