Motra e Icardit sulmon publikisht partneren e tij: Situata sa vjen e përkeqësohet!

Sport

ivana wanda
Një sulm i ri ka ardhur në drejtim të Wanda Nara-s dhe këtë herë nga kunata e saj Ivana Icardi. Në një intervistë për “Domenica Live”, ajo u shpreh:“Vëllai im është një ATM (bankomat) për Wandan dhe e ka bërë atë të besojë se ne e duam vetëm për para, por kurrë nuk i kërkuam asgjë dhe betohem për këtë!”- tha Ivana në emisionin e Barbara D’Urso. Ajo gjithashtu shtoi se për faj të Wandas, Icardi i ka shkëputur marrëdhëniet me nënën e tij.

2326f870 3051 480a b64a e39738dc546b

“Ajo dëshiron t’i tregojë botës që ne jemi një familje e lumtur dhe se gjithçka është në rregull, por nuk është ashtu sepse Mauro nuk e takon nënën tonë” – tha me lot në sy, Ivana.“Këto lotë janë të vërtetë, jo si ata që duan të bëjnë shfaqje. ” – përfundoi motra e sulmuesit, referuar rastit të fundit kur Wanda me lot në sy foli për situatën e Icardit tek Interi.