Mourinho duhet të përballojë Leipzig…pa sulmues!

Sport

Jose Mourinho (trajneri i Tottenham):

“Leipzig është një skuadër shumë e fortë. Që nga fillimi I sezonit. ata kanë udhëhequr kampionatin, ndërsa nuk kanë marrë maksimumin e pikëve ndaj Bayernit, por të gjithë e dimë forcën e Bayern në Bundesligë. Arrij të dalloj një skuadër mjaft të mirë, të balancuar. Kanë një grup lojtarësh që mund të luajnë në pozicione të ndryshme, mjaft të shpejtë dhe të rrezikshëm në kundërsulm. Për ne situata nuk mund të jetë më keq se kaq. Nuk kemi ccfarë të bëjmë. Do luajmë me këta futbollistë që kemi në dispozicion. Më parë kam menduar se nuk kisha lojtarë në stol për fazën sulmuese, ndërsa tani shqetësohem se nuk kam lojtarë as në fushë. Kemi mungesa dhe kjo dihet, por ne do të luftojmë me ccdo gjë që kemi. Nuk ka rrugë tjetër. Ndihma jonë e vetmja në këtë ndeshje janë tifozët. Kjo është ajo që unë kërkoj më shumë, pasi nga lojtarët nuk kam ccfarë të kërkoj më tepër nga sa ata po japin. Kjo është gjithccka ata kanë”.

Harry Winks (mesfushori i Tottenham):

-“Luajmë në shtëpi dhe kjo është e rëndësioshme që tifozët të jenë pas nesh, që jam I sigurt se do të jetë ashtu. Ata janë gjithmonë fantastic. Kjo është nga ato sfida që ata duhet të jenë pak të durueshëm, pasi nuk kemi të gjithë lojtarët kryesorë, por gjithsesi ne do të jemi përsëri aty për të irkjuar mundësi dhe të shënojmë. Jemi një ekip I fortë dhe nesër nuk do të jetë ndryshe. Në sezonin e kaluar kishim jo pak vështirësi, madje që nga fillimi, por ne arritëm ta kthejmë këtë në forcë dhe morën eksperiencën për t’u bërë më të fortë në këto sfida. Sot do të jetë një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari të mirë dhe ne e dimë këtë. Mirëpo ne gjithsesi kemi lojtarë të mirë dhe besojmë që nëse luajmë në mënyrën tonë, mund të jemi ne favoritët për ta fituar këtë sfidë”.

Nagelsmann, trajneri i Leipzig:

“Kam një respekt shumë të madh për Jose Moruinhon. Ai ka fituar shumë trofe dhe ka një ndikim mjaft të madh në futbollin europian. Përpara ccdo ndeshje jam pak nervoz, pork jo nuk është sfida më e rëndësishme në histori të klubit. Sigurisht që ne duam të shkojmë në ccerekfinale, por si fillim duhet të luajmë këtë ndeshje në transfertë”.

Konrad Laimer, mesfushor i Leipzig:

“Është e papranueshme që lojtarët si Kane dhe Son nuk do të jenë të gatshëm për Tottenham. Unë gjithmonë dua të luajë ndaj më të mirëve, pork jo është situata dhe nuk e ndryshojmë dot këtë. Që në moshë të vogël kam ëndërruar të luaj ndeshje si këto. Do të jetë një ndeshje emocionuese, pasi edhe pritshmëritë janë të mëdha. Ne e dimë shumë mirë si duhet të luajmë në këtë sfidë dhe do të përpiqemi t’I përmbahemi planit tone”.