Atalanta, Gasperini kërkon të vazhdojë mrekullinë me Valencian

Sport

Gianpiero Gasperini (trajner i Atalanta):

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Valencia është tepër e fortë teknikisht dhe e dimë mjaft mirë. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë, duke mos lejuar hapësira dhe duke mos kryer gabime. Natyrisht duke shpresuar në një rezultat pozitiv, ndërsa më pas do të shohim se çfarë mund të bëhet në Valencia. Duhet të luajmë si një skuadër, duke mbyllur hapësirat e duke krijuar raste. Të gjithë jemi lojtarë të denjë për një kompeticion të tillë si Champions. Ky është një turne i vështirë. Arritjen deri këtu e kemi fituar me djersë në fushë. Prandaj patjetër që e meritojmë të jemi mes skuadrave më të mira të Evropës”.

Josip Ilicic (mesfushor i Atalanta):

“Të luash ndeshje të tilla në Champions League është gjithmonë bukur. Forca jonë është që dimë të shënojmë në çdo situatë dhe këtë do të kërkojmë ta shfrytëzojmë edhe ndaj Valencias. Për mua nuk është e rëndësishme kush shënon, por që skuadra të gjejë gjithmonë rrugën e rrjetës. Kjo do të jetë një sfidë e vështirë në nivel teknik, por jemi përgatitur mirë. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe, duke mos u lënë shumë hapësira kundërshtarëve. Më pas në Valencia besoj se do të jetë një ndeshje ndryshe. Por shumë do të varet edhe nga rezultati i sotëm”.

Celades (trajner i Valencia):

“Duhet të luajmë kudnër një skuadre shumë sulmuese. Jo më kot kanë edhe sulmin më të mirë të Serisë A. Kam vënë re se lojtarët e Atalantës argëtohen duke luajtur, kjo sjell edhe rezultate pozive. Pavarësisht nga dëmtimet, kam besim se skuara ime do të dijë t’ia dalë mbanë, duke luftuar në maksimumin e mundësive. Jemi mësuar me të tilla situata. Më vjen keq për Gabriel, Garay, Piccini apo Vallejo, që mbetën në shtëpi për pezullimi apo problemesh fizike dhe nuk do të mund të luajnë një sfidë të tillë të 1/8-ave të Champions League. Gjithsesi duhet të arrijmë të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe në një situatë si kjo”.

Dani Parejo (mesfushor i Valencia):

“Atalanta është duke bërë një sezon mbresëlënës, me shënimin e 63 golave në 24 ndeshje. Padyshim që do të jetë një kundërshtar i vështirë dhe i ndërlikuar. Për më tepër që edhe dëmtimet tona rëndojnë më shumë situatën. Sidoqoftë, çdo futbollisti i është mësuar se duhet të hyjë në fushë për të fituar. Në fushën tonë jemi një skuadër solide, megjtihatë ka pasur 2-3 ndeshje ku kemi vuajtur në transfertë. Champions League është tepër kompetitive, njësoj si La Liga. Besoj se skuadra do të dijë të reagojë ndaj mungesave”