NBA, Charlotte shkatërron Memphis, shkëlqen Kemba Walker!

Sport

walker

Charlotte Hornets kanë marrë fitoren e dytë radhazi teksa turpëruan me rezultatin 140-79 skuadrën e Memphis Grizzlies. Ky është rezultati më i thellë i shënuar këtë sezon në basketbollin amerikan dhe padyshim një rekord në historinë e Charlotte Hornets, që kurrë më parë nuk e kishin fituar një ndeshjë me një diferencë prej 61 pikësh. Ndonëse pa Dwight Howard në parket, që ishte i pezulluar për shkak se arriti limitin e 16 faulleve teknikë, Hornets u mbështetën tek ylli tjetër i ekipit, Kemba Walker. 27-vjeçari dhuroi një ndër perfomancat e tij më të mira të karrierës, pasi realizoi plot 46 pikë brenda vetëm 28 minutash, një rekord absolut ky në NBA.

walker2

Kjo ishte ndeshja e nëntë në karrierën e Walker ku ai realizon më shumë se 40 pikë, ndërsa vlen të theksohet se gjatë ndeshjes kundër Memphis Grizzlies, ai ishte i saktë në 10 goditje për 3 pikë, nga 14 tentativa ne total. Ka arritur një fitore të vështirë ndërkohë Houston Rockets, që mposhtën pas kohës shtesë skuadrën e Detorit Pistons 100-96. Kjo fitore në fakt i vlen më shumë Cleveland Cavaliers, që përfitojnë nga humbja e Pistons, për të siguruar që tani vendin e saj në play-off.

walker3