Mustafi drejt largimit nga Arsenal, për mbrojtësin ka interesim nga…

Sport

Sezoni që sapo lamë pas ka qenë i fundit për Shkodran Mustafin në Londër. Mbrojtësi i Arsenalit, u përball me shumë kritika ndërsa tashmë zërat që e shohin larg “The gunners” kanë nisur të kumbojnë gjithnjë e më shumë. Sipas asaj që raportohet nga Turqia, për 27-vjeçarin ka një interesim nga skuadra e Fenerbahçes. Gjigandët turk, janë të gatshëm ta transferojnë mbrojtësin kampion Bote në vitin 2014 me ngjyrat e Gjermanisë, me formulën e huazimit për një sezon.