Napoli do t´i luajë ndeshjet e Championsit në Bari

Sport

laurentis

Napoli do t’i diskutojë ndeshjet e Champions League-ës në Bari, është ky propozimi i vetë Presidentit Aurelio De Laurentiis i cili i ka dhënë kështu zgjidhje problemeve me stadiumin San Paolo që manifestoheshin prej kohësh nga delegatët e UEFA-s. Në një intervistë për Correre dello Sport numri 1 i klubit Napolitan ka thënë se i ka paraqitur këtë propozim zyrtarëve të Championsit, në mënyrë që skudra të qëndrojë e qetë për këtë çështje. De Laurentiis ka dalë garant edhe për tifozët, duke sponsorizuar edhe transportin.

EdinsonCavaniSSCNapolivFCInternazionale4EtdVZ2bStyl

Në intervistën e tij De Laurentiis ka folur rreth një projekt-ideje për të ndërtuar një stadium të ri, pasi kontradiktat me autoritetet lokale konsiderohen të parikuperueshme. Napoli është në një grup të vështirë si Grupi C së bashku me PSG, Liverpool dhe Cervena Zvezda. Ndeshja e parë e 18 shtatorit luhet pikërisht kundër serbëve, por në transfertë. Duke folur për skuadrën De Laurentiis ka thënë se tashmë nuk ka më gjë me Sarrin dhe se grupi aktual i pëlqen. Për sa i përket cështjeve të merkatos, numri 1 i klubit napolitan ka thënë se Lorenzo Insigne dhe Kulibaly nuk largohen, vetëm nëse përballë do të italianët do kenë oferta prej 200 milionë eurosh.