Nations League/ Përcaktohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste të turneut

Sport

Spanja kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Nations League. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e arriti një gjë të tillë, duke fituar minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj Portugalisë. Në takimin e luajtur në stadiumin e Bragas, autori i golit të vetëm ishte Alvaro Morata në minutën e 88 të ndeshjes.

Aksioni nisi nga këmbët e Dani Carvajal, i cili pasoipër Nico Ëilliams, ndërsa ky i fundit asistoi për tek Morata, me sulmuesin që me portën e boshatisur e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Në këtë mënyrë, Spanja u rendit e para në Grupin A të Ligës së Dytë, duke mbledhur 11 pikë në 6 takime të luajtura, një më tepër sesa Portugalia, që për të shkuar në gjysmëfinale, mjaftohej edhe me vetëm një barazim.

Në të tilla kushte, Spanja, i bashkohet Kroacisë, Italisë dhe Hollandës në gjysmëfinale të Nations League. Kjo fazë e kompeticionit do të zhvillohet në datat 14 dhe 15 qershor të vitit 2023, ndërsa ndeshja finale dhe për vendin e 3-të, do luhen në datën 18 po të muajit qershor.

Sa i përket vendit pritës që do jetë organizator i gjysmëfinaleve të Nations Leage, një gjë e tillë ende nuk është përcaktuar, por kjo do bëhet e ditur në janar të vitit tjetër. Për momentin, Belgjika, Polonia, Hollanda dhe Ëales kanë treguar interes për të qenë organizatore të eventit.