Gruaja e Schumacher ble rezidencën përrallore, teksa të gjithë pyesin për gjendjen e tij!

Sport

michael schumacher
Për Michael Schumacher, 7 herë kampion i Fromula Uno, ka shumë kuriozitet nëpër media. Sigurisht, të gjithë duan të dijnë se çfarë po ndodh me ish kampionin dhe si është gjendja e tij shëndetësore. Pas aksidentit të tij me ski në vitin 2013, e vetmja gjë që dijmë është se qëndroi 6 muaj në koma dhe më pas nuk mund të ecte më. Që prej këtij lajmi, nuk është marrë më vesh asgjë për të.

schumacher

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, mësohet se sapo ka blerë një rezidencë përrallore në Spanjë. Ajo ka kushtuar plot 35 milion dollarë dhe përmban dy pishina gjigande, një oborr të madh, një vilë për miqtë dhe sigurisht është me pamje nga deti. Epo duket se familja ka siguruar një vend të ri ku mund të pushojnë, e ndoshta një vend ku askush nuk do mundet dot ta “përgjojë” Michael.

rezidence