NBA, Cleveland mposht Toronton, Howard rekord për Charlotte Hornets

Sport

Clevelandnbaa
Rikthimi i Kevin Love nga dëmtimi duket se i ka dhënë një tjetër ritëm skuadrës së Cleveland Cavaliers. Skuadra e drejtuar nga Tyronn Lue mposhti me rezultatin 132-129 Toronto Raptors.
LeBron James ishte sërish më i miri në parket me 35 pikë, 17 asiste dhe 7 zotërime të topit nën tabelë. Paraqitje e mirë edhe për Love, që veç realizimit të 23 pikëve, fitoi edhe 12 duele për topin nën tabelë.
Nga ana tjetër, shënuesi më i mirë tek Toronto ishte Kyle Lowry me 24 pikë, kurse DeMar DeRozan u ndal ne 21 pikë.
Gjithësesi, Raptors e kanë siguruar prej kohësh kalimin për në fazën “play-off” ndërsa mbetet për t’u konfirmuar skuadra e Cleveland Cavaliers.
Ndërkohë në ndeshjen që Charlotte Hornets fituan 111-105 ndaj Brooklyn Nets, Dwight Howard ishte i papërmbajtshëm teksa realizoi 32 pikë dhe fitoi plot 30 duele për topin në tabelë, një rekord personal ky për të, por edhe për gjthë sezonin aktual të NBA.