NBA, Çmime të çmendura për të parë debutimin e James tek Lakers

Sport

jamesi
Los Angeles Lakers është nga ato skuadra të NBA që edhe në ditët më të vështira të saj, nuk e ka problem të mbushë plot me tifozë arenën e “Staples Center”. Kjo u pa edhe vitin e kaluar, kur pavarësisht vështirësive për të arritur objektiva madhorë, publiku kalifornian nuk e braktisi skuadrën. Në sezonin 2015-2016, kur Lakers arritën vetëm 17 fitore në fushën e tyre, në çdo ndeshje ishin mesatarashit 19 mijë shikues, ose 99.7% e biletave ishin të shitura. Por tani që për ekipin kalifornian do të luajë LeBron James edhe ajo 0.3% do të venitet dhe pritet një “sold out” që në takimin e parë që Lakers do të luajnë në fushën e tyre.

james nbaa
Ardhja e “mbretit” James ka entuziasmuar mbështetësit e Lakers, të cilët besojnë se ky mund të jetë viti i tyre. Kështu ndonëse ende nuk është hedhur shorti i sezonit të ri 2018-2019, janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes së parë që Lakers do të luajnë në fushën e tyre. Çmimi për një biletë në zonat larg fushës ka prekur shifrën e 1800 dollarëve, rreth 1000 dollarë më shumë se sa çmimi i një bilete të sezonit të kaluar në të njëjtin pozicion. Ardhja e “mbretit” James ka bërë që fansat e Lakers të mos kursehen për të shkuar në arenë e për ta parë liderin e ri të skuadrës në parket, me shpresën që kërë sezon skuadra të rikthehet në elitën e NBA-së.