NBA, Dwight Howard braktis Charlotte për Brooklyn Nets

Sport

dwight
Ndonëse merkato në NBA ende nuk është hapur zyrtarisht, tashmë kanë filluar zyrtarizimet e lëvizjeve të para. Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon protagonisti i paë në merkato është veterani Dwight Howard. 32-vjeçari do të jetë nga sezoni i ardhshëm pjesë e Brooklyn Nets. Nets kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Charlotte Hornets, të cilën kanë përfituar shërbimet e Timofey Mozgov, si dhe dy zgjedhje në draftin e këtij viti.

dwight2
Kështu shkëmbime skuadrat i kanë kryer për të liruar më shumë hapësira financiare në kontratat e skuadrave të tyre, në mënyrë që verën e vitit 2019 të kenë mundësinë të kryejnë disa blerje “të mëdha”. Howard është një nga basketbollistët dhe qendrat më të mira në NBA, 8 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, që do ta përforcojë ndjeshëm skuadrën e Brooklyn. Howard, tashmë 32 vjeç, përpiqet të përfitojë sa më shumë financiarisht nga kontratat e tij, ndaj ky kalim i tij drejt Brooklyn Nets nuk është një surprizë.