Humbja me Feynoordin e trazon atmosferën te Manchester United

Sport

mmmmvered

Manchester United ishte zhgënjimi më i madh i mbrëmes së të enjtes në Europa League. Jose Mourinho tregoi se nuk e ka kaluar ende humbjen e derbit me Pep Guardiolën, pasi skuadra e tij u mund 1-0 nga holandezët e Feyenoord. Pa kapitenin Wayne Rooney, portugezi e nisi takimin me Marcus Rashford në krye të sulmit. Nga ana tjetër në mbrojtje ishte rikthyer Chris Smalling, teksa në mesfushë Paul Pogba kishte detyrën ta conte skuadrën përpara. Por gjërat nuk shkuan mirë. Në fakt loja ishte aq e dobët, saqë Mourinho e nisi pjesën e dytë me tre zëvendësime njëherësh. Në lojë u hodhën Depay, Ashly Yang dhe Zlatan Ibrahimovic, ky i fundit luajti ndeshjen e parë në Europa League, pas 15 vitesh. Në 2001-in, në këtë trofe kishte luajtur me fanellën e Ajax-it. Por packa hedhjes së tyre në fushë, rezultati nuk ndryshoi, përkundrazi. Tonny Vilhena shënoi për Feynoordin golin e fitores, duke zhgënjyer totalisht pritshmëritë për Djajtë e Kuq. Në fund të takimit Mourinho u justifikua duke u shprehur se e kishte pasur të detyrueshme ndryshimin e skuadrës. Ky justifikim i ka kthyer në mendje tifozëve ish-trajnerin Louis Van Gaal, dhe humbja ka shkaktuar një valë të madhje mllefi në rrjetet sociale. Mourinho ka tashmë detyrën ta kthej Unitedin te fitorja në Premier-League, atje ku të dielën përballë do të ketë Watfordin.