NBA, Golden State Warriors, një dinasti e basketbollit amerikan

Sport

Golden State Warriors

Golden State Warriors janë konfirmuar si kampionët absolutë të NBA, teksa shkatërruan 4-0 në serinë e finales së madhe, Cleveland Cavaliers.
Steph Curry ishte edhe njëherë lideri i sezonit të skuadrës nga “Konferenca e Perëndimit”, duke bërë që ajo e cila cilësohet si “finalja e madhe”, të duket e vogël. LeBron James tek Cavaliers thjesht nuk mund të bënte asgjë më tepër, ndaj një skuadre që tashmë është kthyer në dinastinë e baskebollit amerikan. “Shef” Curry në ndeshjen e katërt realizoi plot 37 pikë, ndërsa Durant arriti të shënonte një “triple-double” me 20 pikë, 10 asiste dhe 12 zotërime të topit nën tabelë, për rezultatin final 85-108.
3 tituj në 4 vite tregojnë forcën e yjeve të Golden State si Curry, Kevin Durant, Klay Thompson apo Draymond Green. Në “Konferencën e Perëndimit”, Warriors e mbyllën të dytën pas Houston Rockets. Teksanët në fakt, duke parë statistikat e këtij sezoni, ishin i vetmi kundërshtar i fortë i Golden State. Në finalet e perëndimit, ata humbën 4-3 ndaj kampionëve, ku ylli i Rockets, James Harden, vuajti mungesën e të dëmtuarit Chris Paul.
Kevin Durant u shpall për të dytin vit radhazi si “MVP”-ja i finaleve, duke u provuar të gjithëve se mbeten një nga më të mirët e këtij sporti.
Golden State numërojnë në këtë mënyrë titullin e tyre të 6 në histori dhe me yjet që kanë në ekip, as LeBron James apo Houston Rockets nuk mund të bëjnë më mirë.