NBA, LeBron James pas firmosjes me Lakers, do të bëhet ndër sportistët më të pasur

Sport

leb
Blerja e LeBron James nga Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më i rëndësishëm i basketbollit amerikan këtë verë, duke e bërë James një nga lojtarët më të shtrenjtë të historisë. 33-vjeçari nga Akron vendosi të largohej nga Cleveland Cavaliers për të veshur fanellën e skuadrës legjendare të Los Angeles Lakers për një shifër të frikshme prej 153.3 milionë dollarëve. Pas konfirmimit të termave financiarë të kontratës së re të James, mediat amerikane analizuan të gjitha shifrat që do të përfitojë lojtari.

180702 lebron james lakers

Marrëveshja mes palëve është arritur 4 vitet e ardhshme dhe James do të fitojë mesatarisht rreth 38,3 milionë dollarë për sezon, rreth 667 mijë për ndeshje të luajtur, 117 mijë dollarë për një periodë loje, 9,700 dollarë për minutë dhe 162 dollarë për sekondë. Këto janë shifrat fillestare të kontratës, por yllit të NBA do t’i rritet rroga çdo vit. Sipas një klauzole që përmban kontrata, James do fitojë 35.7 milionë dollarë për vitin e dytë, 39.2 milionë dollarë për vitin e tretë, 41 milionë për të katërtin vit kur ai do të jetë plot 37 vjeç. Kështu James bëhet ndër sportistët më të paguar të historisë, ndërkohë që nuk kanë munguar kritikat ndaj Los Angeles Lakers, sa i përket shpenzimeve të tilla marramendëse.