Ndahen trofetë e pare zyrtarë të verës

Sport

largea 1432408009 092280 1432408063 noticia grande1432423111
Megjithëse në mes të periudhës së miqësoreve, vera ka nisur të dorëzojë edhe trofetë e parë. Bëhet fjalë për Superkupat në Gjermani, Francë, Angli, apo Holandë.
Kampionët gjermanë të Bajernit morën zhgënjimin e parë sezonal, teksa penalltitë i buzëqeshën Ëolfsburgut, që para tifozëve të vet në “Volksvagen Arena”, fituan 5-4, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 me gola të Roben dhe Bendter. Guardiola nuk ia doli as në ‘të tretën të vërtetën’ për të bërë të vetin trofeun e Superkupës, pas dy humbjeve në vitet e fundit ndaj Borusias së Dortmundit.
Në Angli, Superkupa është ngritur ashtu si vjet sërish nga Arsenali, që e fitoi për herë të 14-të këtë trofe, duke thyer mbi të gjitha tabunë që kishte Arsen Ëenger përballë Mourinhos, Çelsi i të cilit u dorëzua para golit të Çambërlein. Blutë kampionë në fuqi u ndalën në kuotën e 4 triumfeve në finale e Superkupës, që nuk e fitojnë prej vitit 2009.
Ndërkohë në Francë, Paris SG e ka nisur sezonin, ashtu siç e mbylli të vjetrin. Parizienët e kanë shndërruar këtë trofe, thuajse në monopol gjatë viteve të fundit. Në finale e luajtur në Montreal e fituan për herë të tretë, duke mposhtur pastër 2-0 Lionin, falë golave të Aurier dhe Kavani, në ndeshjen e luajtur mijëra kilometra nga Franca, për çështje marketingu.
Superkupa e Holandës për këtë vit 2015 ka shkuar në duart e PSV Eindoven. Skuadra e Filip Koku legjitimoi kështu titullin e Eredivise. Këtë herë mposhti në finale Gronigenin, fitues të Kupës. Ishin dy golat e Lunk De Jong, plus një i Maher që vendosën sfidën, por edhe i siguruan PSV-së Superkupën numër 10, teksa për herë të fundit e kishte fituar në 2012-n.