“Ndaj skuadrave të mëdha kemi treguar se nuk dorëzohemi lehtë.”; Edin Terzic, trajner i Dortmund

Sport

“Besimi është i madh, por kaq nuk do të mjaftojë. Ndaj skuadrave të mëdha kemi treguar se nuk dorëzohemi lehtë. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Duhet të punojmë fort dhe të jemi kurajozë. Eriling Haaland ka qenë një faktor tepër i rëndësishëm për ne në ndeshjet e fundit, edhe pse nuk ka arritur të shënojë gol. Ai vrapon gjithmonë, driblon kundrshtarët dhe ndihmon shokët e skuadrës. Si një skuadër, ne të gjithë shpresojmë që ai të rikthehet të shënojë sa më shpejt. Ndërsa progresi i Jude Bellingam nuk na ka befasuar. Të gjithë e shohim se stërvitet intensivisht. Ai është lojtar i talentuar dhe fantastik, por mbi të gjitha, është në moshë të re. E mbështesim atë kudo. E secili nga ne e ndimojmë që të rritet në mënyrën më të mirë të mundshme”.