“Do përpiqemi që ta fitojmë këtë duel.”; Zinedine Zidane, trajneri I Real Madrid

Sport

“Nuk duhet të kursehemi. Duhet të luajmë deri në limitet tona. Nuk do mendojmë të mos shpenzojmë energji.  Duam të shkojmë në gjysmëfinale dhe për ta bërë këtë, është e nevojshme të zhvillojmë një tjetër ndeshje të madhe. Kjo skuadër është gati për të konkuruar. Do përpiqemi që ta fitojmë këtë duel. Ky ekip gjithmonë është I bashkuar në momentin kur gjërat vështirësohen, diçka që tregon edhe karakterin e këtij grupi futbollistësh. Për momentin nuk po mendojmë për asgjë tjetër. Jemi të fokusuar tek takimi I sotëm dhe do përpiqemi të shkojmë në gjysmëfinale. Patjetër që për të shkuar aty nuk do jetë aspak e lehtë, pasi jemi të vetëdijshëm se çfarë ndeshje kemi përpara. Do përpiqemi të shkojmë më tej, duke konkuruar të gjtihë së bashku. Të sulmmojmë dhe të mbrohemi si një grup I vetëm. Jemi gati për ta bërë këtë”.