“Ndeshje pas ndeshje duhet të tregojmë se po rritemi.”; Antonio Conte, trajneri i Interit

Sport

“Nuk mendoj se sfida e sezonit të kaluar mund të krahasohet me këtë të sotmen. Janë situata shumë të ndryshme. I njohim kundërshtarët po aq sa na njohin edhe ata ne. Nuk mund të zbresim në fushë me mendimin se gjërat do të shkojnë si në ndeshjen e ‘Europa League’-ës. Ata fituan në Madrid ndaj Realit dhe kjo nuk është një rastësi. Ne kemi nevojë për përmirësim. Ndeshje pas ndeshje duhet të tregojmë se po rritemi. Lukaku dhe Lautaro po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm për skuadrën. Por duhet të rritemi të gjithë. Nëse duam të nxjerrim më të mirën tonë në fushën e lojës, duhet të punojmë së bashku për t’u përmirësuar ende.”