“Tek lojtarët e mi nuk shoh moshën e tyre, por cilësinë që kanë.”; Luis Castro, trajneri i Shakhtar

Sport

“Tek lojtarët e mi nuk shoh moshën e tyre, por cilësinë që kanë. Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë si Interi, të cilët synojnë të kalojnë këtë grup në vendin e parë, prandaj është e rëndësishme të shfaqim të gjitha cilësitë tona në fushën e lojës. Jemi të përqëndruar tek kjo ndeshje. Nuk më pëlqen të merremi as me sfidën e kaluar dhe as me llogari. Djemtë i kam parë plot dëshirë për të luajtur kundër Interit dhe për ta fituar ndeshjen. Kjo është ajo çfarë ka më shumë rëndësi për mua. Nëse qëndrojmë të bashkuar, atëherë mund t’u tregojmë të gjithëve se sa skuadër e fortë jemi. Në sfidën e sezonit të kaluar ndaj tyre, çdo gjë na doli nga kontrolli pasi pësuam golin e dytë. Duhet të ruajmë disiplinën në fushë përgjatë gjithë ndeshjes. Nëse gabojmë sërish, kushton shumë.”