Champions, sa shumë Ajaks në radhët e Tottenham!

Sport

Dihet që Ajaksi ka akademinë e futbollit që ka nxjerrë më shumë talente përgjatë viteve. Dhe një nga klubet që ka përfituar më shumë me kalimin e viteve është Tottenham, kundërshtari i gjysmëfinales më të papritur të Champions League. Rrugën nga Amsterdami drejt Londrës e kanë marrë shumë lojtarë që në fillimin e viteve ’90, ndërsa plot 4 nga ata që janë rritur në shkollën e Ajaksit, luajnë aktualisht për “Spërs”. Toby Alderëeireld, Jan Vertonghen, Christian Eriksen apo Davinson Sanchez kanë luajtur në Amsterdam e madje dilnin kampionë aty deri përpara disa vitesh. Janë ata që njohin më mirë se kushdo tjetër lojën e Ajaksit e që natyrisht që kjo do t’i shërbejë edhe Pochetinos për ndonjë sekret.

Vërtet sot janë elementë kyc të Totenhemit, por gjithsesi, sidomos Eriksen, Vertonen dhe Alderuaild kanë mbetur mjaft të lidhur me vitet e “shkollimit” tek Ajaksi. Me pak fjalë, në sfidën e sotme do të ketë jo pak emocione të përmbledhura, por më tepër priten në atë të kthimit, që luhet në Amsterdam. Eriksen e ka quajtur këtë kryqëzim me të kaluarën si “një përrallë”. Kurse Alderuaireld ka mbetur më i lidhur me “harkëtarët” përmes një tatuazhi në krah, teksa ka dërguar një mesazh domethënëse përmes rrejteve sociale, ku shkroi “Djemtë po kthehen në shtëpi…”Ja që tani, djemtë janë burrëruar. Qofshin këta pjesë të katërshes së “ish”-ëve që sot mbajnë veshur fanelën e Totenhemit, e gjithashtu edhe ata të Ajaksit. Përtej pritshmërive ia kanë dalë mbanë që të kenë mundësinë për të luajtur një gjysmëfinale të Champions League. E ku mund të kishte reklamë më të mirë për “brand”-in e futbollit të shkollës së famshme të Ajaksit?!