“Connor e ka gjithçka nga babai, – Florian Marku s’i ndal thumbimet

Sport

Muma Mweemba rezultoi të ishte kundërshtar shumë i dobët për të përballuar furinë e Florian Markut. Në ndeshjen e zhvilluar në Londër kampioni shqiptar e gjunjëzoi që në raundin e parë kundërshtarin dhe sfidoi hapur anglezin Connor Benn, djalin e ish-kampionit të botës, Nigel Benn.

Së fundmi Marku ka marrë  përgjigje nga Eddie Hearn, promotori i Benn. Ai i është përgjigjur shqiptarit në Twitter, duke shkruajtur:

“Mos u fut në panik, do të flas me Sam (Sam Jones, agjent i Markut) të bëjmë diçka. Koha të kesh duele të vërteta”.

“Koha ime po vjen dhe do të sjell gjithë fansat e mi”, shkruan më pas Marku, i cili e ka shpërndarë premtimin e Hearn.

Boksieri shqiptar ndër të tjera ka replikuar në Twitter me promotorin e famshëm, duke i kërkuar të mbajë fjalën e dhënë.

Marku nuk është mjaftuar me kaq, teksa ka dhënë edhe një intervistë ku e ngacmon sërish “Shkatërruesin” Connor Benn: “Gjithçka ai ka, e ka prej babait. Unë kam lindur duke luftuar”