Neymar nuk i bën dot vetë ballë tifozëve! Në mbrojtje i del e motra….

Sport

Tifozët e PSG kanë ofenduar disa herë Neymar pasi ai shprehi hapur dëshirën për tu larguar nga Parisi.
Pas ofendimeve në kor dhe banderolave në shkallët e stadiumit të Parisit ndaj yllit brazilian, ka reaguar edhe motra e sulmuesit, Raffaella, që e shtyn edhe më shumë drejt largimit. Hera e parë e saj që merr vëmendje për një deklaratë pasi kryesit është pamja dhe fotot provokuese që tërheqin vëmendjen tek ajo.


Raffaella në deklaratën e saj publike është shprehur:
“Jeni qenie njerëzore të shpifura dhe të paedukatë! Donit ta mbani vëllanë tim në skuadrën tuaj. Nuk do të fitoni kurrë pa të”.