Neymar sqaron të ardhmen: Ja ku do shkoj…

Sport

ney real

Presidenti madrilen ka premtuar se Real Madrid do të ketë skuadër të fortë në edicionin e ri, edhe pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventus. Së fundi është kthyer të flitet për brazilianin, teksa gazeta “Mundo Deportivo” raporton se blerja e madhe e “Los Blancos” mund të vijë pikërisht nga Paris Saint-Germain. Teksa nga njëra anë Mbappe ka deklaruar se dëshiron të qendrojë në Francë, nga ana tjetër thuhet se klubi nga ‘Parc des Princes’ nuk e konsideron të pazëvendësueshëm sulmuesin e Selecaos. Mirëpo pas zërave të merkatos që e konsideronin si të “pashitshëm”, është kthyer të flasë vetë Neymar. “Do të qendroj tek Paris SG. Është një ndër të luash në një skuadër me Xhixhi Buffon”, ka deklaruar asi brazilian ekskluzivisht pë mikrofonët e “FoxSports” në Brazil. Ndërsa më tej ka vijuar duke thënë se ka një kontratë me klubin francez dhe dëshiron ta respektojë.

neymarr

“Shkova në Paris për një sfidë, për të bërë dicka të re dhe për të synuar objektiva të mëdhenj. Në kokën time nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me verën e kaluar”, kanë qenë fjalët e O’Ney. Ndër të tjera nuk ka lënë pa përmendur as faktin që do të luajë me një portier legjendar si Buffon, të cilin e ka konsideruar jo vetëm futbollist të madh, por edhe njeri madhështor. “Xhixhi mund t’i japë shumë Paris SG. Shpresojmë që të na transmetojë të gjithë përvojën e tij”, ka vijuar Neymar. Më pas Neymar ka pasur një koment mbi transferimin e Ronaldos te Juventus. “Vajtja e Cristianos atje, me siguri do ta ndryshojë futbollin italian. Do të jetë përsëri futbolli italian të cilin e kam shikuar si fëmijë. Cristiano është një lojtar i mrekullueshëm, është një legjendë e futbollit, një gjeni, kështu që duhet respektuar për atë që është”, ka përfunduar braziliani.