Niko Kovac ankohet për dëmtimet, por kërkon 3 pikët ndaj Benficas

Sport

 

nico demt
Kemi disa mungesa, por gjithësesi kemi kualitet e cilësi të madhe në organikë dhe jo vetëm në sulm. Duhet të përpiqemi të kombinojmë pasionin e dëshirën me shpirtin e skuadrës dhe vetëbesimin për t’u shkuar gjërave në fund. Nëse e arrijmë diçka të tillë, atëherë mendoj se asgjë nuk mund të na ndalë. Është e vështirë t’i sjellësh të gjitha këto njëkohësisht, por nëse vendosim gjithmonë skuadrën të parën, atëherë çdo gjë është e mundur. E di që ka disa lojtarë që nuk u pëlqen të qëndrojnë në stol, por gjithësesi, të gjithë janë profesionistë në sjelljen e tyre. 

NikoKovacEintrachtFrankfurtv1FCNuernberg64n5lhio4G l

Madje mendoj se kjo gjë është diçka e mirë pasi rrit konkurencën dhe bën që ata të japin më të mirën e tyre në fushë sa herë t’u jepet mundësia. Kundërshtari ynë nuk duhet nënvlerësuar. Ata mund të jenë mjaft të shpejtë në sulmet e tyre dhe mjafton vetëm një moment qetësie apo mospërqëndrimi për ta parë veten të ndëshkuar. Duhet të ndalojmë daljet e shpejta të tyre, pasi mund të kthehen në kërcënim serioz. Kemi 2 lojtarë të rëndësishëm që janë dëmtuar dhe kjo gjë nuk më pëlqen. Do të jemi me një ekip disi të reduktuar por duhet të dimë si ta përballojmë një ndeshje edhe në këto kushte.