Nis epoka-‘Ronaldo’ te Juventusi

Sport

ronaldo juventus
Tek Juventusi ka nisur epoka Cristiano Ronaldo. I ardhur që ditën e dielë në Torino, portugezi pati kontaktin e parë me atë që e pret në ambientin e skuadrës bardhezi. E mbi të gjitha provoi ngrohtësinë e tifozëve të kampionëve të Italisë. Me të zbritur në aeroport iu drejtua hotelit ku do të qendrojë gjatë këtyre ditëve të para si juventin, përpara se të rikthehet sërish në Greqi për të vijuar pushimet. Të dielën në mbrëmje ka pasur edhe darkën e parë torineze, bashkë me agjentin e tij, Mendez, si dhe drejtorin sportiv të Juventusit, Paralitici.

ronaldo juve
Ndërkohë e hëna ka filluar me ritualin e vizitave fizike dhe mjekësore të CR7 në “J Medical”, aty ku është pritur nga rreth 2000 tifozë bardhezi. Ndërsa nuk ka munguar një përshëndetje e ngrohtë e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” me fansat. Pas kryerjes së vizitave, Ronaldo është spostuar në rezidencën e klubit juventin, për t’u takuar me presidentin Andrea Agnelli, administratorin Beppe Marotta dhe pjesën tjetër të stafit bardhezi. Pa harruar përshëndetjen me shokët e skuadrës dhe trajnerin Massimiliano Allegri në qendrën sportive të Juventusit. Aty ku do të rikthehet për të filluar zyrtarisht aventurën me “Zonjën e Vjetër”, vetëm pasi të përmbyllë pushimet e ndërprera.