Njëjtë si 10 vite më parë, 4 angleze në çerek-finalen e UCL!

Sport

UEFA Champions League
Dhjetë vite pas Champions League-a rikthehet të flasë anglisht. Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve pa katër skuadra angleze të kualifikoheshin më tej për në çerek-finale. Futbolli anglez rikthehet të dominojë Evropën. Pas Tottenhamit dhe Manchester United-it, City dhe Liverpooli prenotuan një vend mes 8 më të mirave. Katër skuadra angleze në këtë fazë nuk shiheshin që prej sezonit 2008-2009. Edhe asokohe mes të kualifikuarave ishin edhe Porto e Barcelona. Mungesat e rastësisë së plotë janë Bayerni dhe Villarreali që 10 vite më parë kalonin më tej në çerek-finale.

uclllll

Nga raportimet e shtypit sportiv, ai italian i ka shkuar me shumë këmbënguljeje kësaj rastësie duke theksuar se në finalen Barcelona-Manchester United, të luajtur në Olimpico, Lionel Messi qe vënë përballë Cristiano Ronaldos, duel të cilin argjentinasi e fitoi 2-0. Hera e fundit që një skuadër angleze e fitoi Champions-League-ën qe Chelsea-i në 2012-ën duke mundur në finale Bayernin. Prej 2009-ës e deri më sot, skuadrat spanjolle kanë fituar 7 herë Champions League-ën, 3 herë Barcelona dhe 4 Reali i Madridit. Por me eliminimin e Los Blancos që në 1/8-at, katalanasit mbeten skuadra e vetme që mundet ta mbajnë sërish hegjiemoninë e klubeve të La Ligas në Evropë.