Portieri të cilit Messi asnjëherë nuk i ka shënuar gol

Sport

portieri-t-euml-cilit-messi-asnj-euml-her-euml-nuk-i-ka-sh-euml-nuar-gol_hd.jpg

 

Jo shumë portierë kanë dalë ngadhënjyes në duelet me Lionel Messin gjatë 11 viteve të fundit, por derisa Arsenali përgatitet për t’u përballur me Barcelonën për sfidën e 1/8 së finales, londinezët kanë njërin nga ata që ka ndalur argjentinasi, çekun Petr Cech.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 23 shkurt, e kthimit më 16 mars, transmeton Koha Ditore shkrimin e Uefa.com.

Në gjashtë përballjet e kaluara mes tyre, të gjitha sa Cech ishte lojtar i Chelseat, Messi asnjëherë nuk kishte arritur t’i shënonte gol çekut.

Madje, superylli blaugran kishte humbur një penalti, po ashtu kishte qëlluar shtyllën, por kurrë nuk kishte realizuar gol, ndonëse Barcelona kishte ngadhënjyer në dy nga tri përballjet në të cilat janë takuar.

“Është fenomenale. Jo shumë portierë mund të thonë këtë, të përballesh me Messin dhe ai të mos shënojë gol. Por, do të pëlqeja nëse ai shënon dhe ne shkojmë tutje. Edhe nëse shënon het-trik dhe ne kualifikohemi, prapë do të isha i kënaqur”, ka deklaruar Cech.