Njihuni me super të dashurën e Usain Bold

Sport

 

fdsfdsfsd

Usain Bold pas suksesit të madh në lojërat olimpike ku fitoi për të tretin edicion olimpik tri medalje të arta, njeriu më i shpejtë në botë ka prezantuar të dashurën e tij me të cilën ka dy vite i lidhur.

Dhe pse për një kohë të gjatë e ka mbajtur të fshehtë lidhjen, duket sikur tani mes tyre çdo gjë shkon më së miri pasi lidhja e tyre tashmë është e njohur për të gjithë.

Vajza me fat është modelja Kasi Bennett, me një trup fantastik, “sa mund të bëjë xheloze edhe Kim Kardashian”, thonë mediat britanike.

Për herë të parë Bolt dhe Bennett kanë dalë në publik në prill të këtij viti, gjatë një parade në kryeqytetin xhamajkan të Kingston.

Bennet ka qenë shumë e angazhuar duke mbështetur të dashurin e saj të zemrës gjë që duket në çdo postim të saj në rrjete sociale ku nuk ka ngurruar ti shprehë dashurinë.

wette