“Nuk mendoj se ka për të qenë një ndeshje deçizive.”; Andrea Pirlo, trajneri i Juventus

Sport

“Është e vërtetë që kemi shumë mungesa, por ne duhet të përqëndrohemi tek fusha e lojës. Skuadra ka punuar mirë gjatë seancave stërvitore. Do të përballemi me një ekip shumë të fortë, por nuk mendoj se ka për të qenë një ndeshje deçizive. Kemi ende një rrugë të gjatë përpara, por kjo nuk do të thotë se nuk do të japim maksimumin në këtë takim. Do e shohim si testin më të mirë për të parë se ku kemi arritur me punën e bërë deri më tani. Për 15 vite, Messi dhe Ronaldo kanë bërë gjëra të mëdha. Për herë të parë, do të përballem me Messin si trajner. Do ta trajtoj me respektin e jashtëzakonshëm që ai meriton.”