PSG luan ‘ndeshjen e vitit’ ndaj Liverpool!

Sport

psgggg lvippp
Vëmendja e javës së pestë të fazës në grupe do të jetë në Paris dhe kjo jo pa arsye. Nuk janë thjesht dy nga skuadrat pretendente që përplasen me njëra-tjetrën, por kampionët e Francës rrezikojnë seriozisht eleminim. Një humbje me Liverpoolin në ‘Parc des Princes’ dhe fitorja e Napolit me Crvena Zvezdën do ta nxirrte PSG jashtë Champions League-ës që përpara muajit dhjetor, diçka që tek francezët as nuk e çonin nëpër mend në fillimin e sezonit.
Përpara një sfide kaq të rëndësishme, Neymar dhe Mbappe kanë lënë pas dëmtimin t’i garantuar trajnerit Tuchel 11-ëshen më të mirë. Një eleminim tjetër i parakohshëm do të ‘shkatërronte’ kampin parizien. Një skuadër e ndërtuar vetëm për një qëllim, triumfin në Champions League, e që tani e sheh veten në kufinjtë e katastrofës.

0 GettyImages 1035665578

Shorti nuk u rezervoi një grup të lehtë, por ky nuk është justifikim për një skuadër që pretendon të jetë mes më të mirave. Për më tepër, kjo përballje me Liverpoolin e Jurgen Klopp nuk diskuton thjesht shpresën për kualifikim më tej. Largimi nga kompeticioni më elitar për klube do të sillte dhe probleme ekonomike. Mes zërave për shkelje të rregullave të ‘fair-play’ financiar, presidetni Al-Khealifi me gjasa do të jetë i detyruar të largojë një nga yjet e skuadrës, si Neymar apo Mbappe. Ndërsa ironia e mbrëmjes ka ardhur nga gazetarë dhe tifozë të ndryshëm, që thonin se PSG mund të ketë më shumë shanse për të arritur një trofe evropian në kompeticionin e vogël në Europa League, gjithmonë nëse Crvena nuk rezervon një tjetër surprizë.