Ozge dhe Serkan, një kartolinë dashurie nga Amsterdami!

Stina e qershive

kirazzz

Sheshxhirimi i serialit “Stina e qershive” ishte pista që i çoi aktorët Ozge Gurel dhe Serkan Çayoglu drejt një historie dashurie. Ata e kanë vazhduar këtë relatë edhe pas filmit e herë pas here e shfaqin dashurinë edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet soçiale.

resim 000148PV

Shpesh i shohim të kalojnë pushime së bashku dhe këtë herë kanë ndarë me të gjithë ndjekësit e tyre në Instagram një selfie nga Amsterdami. Foto duket si kartolinë dhe lumturia lexohet qartë në fytyrat e tyre. Kjo gjë është pëlqyer dhe komentuar shumë nga ndjekësit të cilët komplimentojnë çiftin për lidhjen e tyre të bukur si dhe i urojnë pushime të mbara.