Odysseas Vlachodimos (portier i Benfica):

Sport

“E dimë që Juventusi është një skuadër eksperte, me shumë lojtarë cilësorë. Ata janë një kundërshtar që meriton respektin maksimal nga ana jonë. E shoh si një finale! Por nga ana jonë dëshirojmë të bëjmë më të mirën, edhe sepse jemi në një moment pozitiv. Jemi përgatitur për të zhvilluar një ndeshje në maksimumin e forcave tona, pasi duam të fitojmë. Akoma më tepër, sepse luajmë përpara tifozëve tanë, që besoj se do të jenë lojtari i 12-të në fushë në favorin tonë. Gjendemi përpara mundësinë për t’u kualifikuar direkt në fazën me eleminim direkt. Mendoj se me atë që kemi treguar, do ta meritonim. Sidoqoftë, e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, prandaj duhet të kemi edhe shumë kujdes dhe të mos i zëmë shumë besë gjendjes jo të mirë që kanë shfaqur bardhezinjtë në këtë konmpeticion, pra në Champions League. E ardhmja? Ndihem mirë këtu, por të shohim se cfarë do të na rezervojë e ardhmja. Nuk i dihet…”.